ITALI

Italia ka raportuar 29.003 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit pas më shumë se 230 mijë tamponësh të kryera nga autoritetet shëndetësore në mbarë vendin.

Numri i viktimave vijon të jetë i lartë, ku 822 persona kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 52 850. Ditën e djeshme ishin 100 të vdekur më pak se sot dhe 25 853 të infektuar të rinj.

Një rritje të lehtë ka pësuar numri i pacientëve në terapitë intensive, ndërsa numri i të shtuarve në spitalet covid është ulur me 275 më pak se dje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: