ITALI

Edhe në 24 orët e fundit shifrat e të vdekurve nga koronavirusi në Itali janë poshtë 100-ës. Emergjencat Civile në Itali raportojnë 87 të vdekur nga koronavirusi duke e çuar në 33.229 numrin total që prej nisjes së pandeminë.

Ditën e sotme janë regjistruar 18 viktima krahasuar me një ditë më parë ku ishin 70 të vdekur. Ndërsa të infektuarit e rinjë në 24 orët e fundit janë 516 persona duke e cuar në 232 248 numrin total të të prekurve. Ndërsa të shëruarit janë 152.844 persona, nga të cilët 2.240 vetëm në 24 orët e fundit

Aktualisht rastet aktive më koronavirus në shtetin fqinj janë 46.175, nga të cilët 7.094 persona janë të shtuar në spital. Ndërsa në terapi intensive janë 475 pacientë pjesa më e madhe në rajonin e Lombardisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: