ITALI

Italia raporton një rritje të rasteve të reja me koornavirus krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 18.040 raste të reja me Covid-19, ndërsa një ditë më parë ishin 14.500.

Ndërsa viktimat krahasuar me një ditë më parë kanë pësuar rënie, 505 në 24 orët e fundit, ndërkohë që dje ishin 553.

Lajmi i mirë që vjen nga vendi fqinj, i cili konsiderohet si ndër të parët që u godit më rëndë nga pandemia, është se vijon të ulet numri i pacientëve të shtruar në terapitë intensive dhe repartet e tjera të spitaleve.

Rajoni me më shumë raste ditore vijon të jetë ai i Venetos me 3.837 të infektuar, Lombardia 2.656 raste, Emilia Romagna 1.692, Lazio 1.519, Puglia 1.458, Campania 1.156 dhe Piemonte 1.057.

Kujtojmë që ditën e sotme, Italia është zgjuar mes një izolimi rigoroz, të vendosur nga qeveria për të frenuar shtimin e rasteve me koronavirus gjatë festave të fundvitit.

Nga 24 dhjetori deri më 6 janar, i gjithë vendi do të përcaktohet 10 ditë si zonë e kuqe dhe 4 të tjera si zonë portokalli. Për të dalë nga shtëpitë, qytetarëve në Itali do t’u nevojitet një autorizim, ndërsa forcat e rendit kanë shtuar kontrollet në rrugë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: