Italia ka shënuar 2, 668 raste të reja me koronavirus nga 324, 614 teste të realizuara.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 40 pacientë.

Ndërsa 3, 709 persona janë shëruar.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu bëjnë me dije se vazhdon rënia e rasteve aktive.

Ndërkohë Veneto është rajoni me numrin më të madh të infeksioneve me 334 të prekur, ndjekur nga Campania me 313 raste dhe Lazio me 275 raste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: