Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë shënuar 2938 raste të reja me koronavirus, nga 297, 356 teste të realizuara.

Autoritetet shëndetësore italiane bëjnë me dije se 41 pacientë kanë humbur jetën në këto 24 orë. Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 4,692,274 raste dhe 131,198 viktima.

Aktualisht, rajoni me numrin më të lartë të të prekurve është Veneto, ku vetëm në 24 orët e fundit ka regjistruar mbi 349 persona të prekur nga virusi i rrezikshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: