Vazhdon me ritme të frikshme të rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Itali.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga virusi i rrezikshëm 993 persona.

23 225 është numri i personave të infektuar në 24 orët e fundit.

Incidenca e personave të rinj që kanë rezultuar pozitivë me COVID është e qëndrueshme në 10,2%, e krahasuar me numrin e tamponëve të kryer në 24 orët e fundit.

Aktualisht, janë 3 597 pacientë në kujdes intensiv për COVID, 19 më pak se dje.

Të shtruarit në pavijone të zakonshëm janë 31 772, 682 më pak, të krahasuar me një ditë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: