Revolucion për VAR-in! Në Itali po mendojnë të stojnë prezencën e teknologjisë në dhomën e arbitrave duke futur atë që quhet “Challenge” në të gjithë sportet e tjerë ku është prezente teknologjia në gjykim.

Bëhet fjalë për aplikimin e kërsesës për të parë momentin e dyshuar jo më vetëm nga gjyqtarët, por edhe nga ekipet. Federata Italiane ia ka parashtuar këtë ide FIFA-s, pas këmbënguljes së klubeve të ndryshme të Serisë A.

është një situatë e njohur në basketboll, volejboll apo edhe tenis e ashtuquajtura “challenge”, që tashmë duket se do të aplikohet dhe në Serinë A.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb