ROMË

Italia vazhdon të shënojë viktima nga koronavirusi, por se tashmë shifrat janë ulur në mënyrë të ndjeshme, pas masave të marra nga ana e institucioneve shëndetësore.

Në 24 orët e fundit, në shtetin fqinj, kanë ndërruar jetë nga Covid-19,  24 persona.

Po ashtu, në orët e fundit në Itali janë infektuar me virusin vdekjeprurës, 1 638 njerëz.

Numri i të vdekurve në total për shkak të koronavirusit në Itali është 35 692 persona.

Numri total i të infektuarve  në total në Itali për shkak të virusit është 296 569 individë.

Italia ishte ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në fillim të pandemisë, ndërsa pas masave të marra, duket se situata paraqitet më e stabilizuar.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb