ITALI

Italia shënon sot bilancin e saj më të që nga 28 shkurti. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 6 viktima dhe 126 raste të reja me COVID-19.

Bilanci shënon ulje të konsiderueshme edhe me ditën e djeshme, ku viktimat ishin 22. Lajm i mirë vjen edhe nga Lombardia, që në 24 orët e fundit ka shënuar vetëm një viktimë dhe 78 të infektuar. Të shtruarit në terapi intensive në vendin fqinj mbeten 96, ndërkohë që 305 janë shëruar.

Viktimat në Itali janë regjistruar në 4 rajone në 24 orët e fundit, në Lombardi, Piemonte, Emilia-Romagna dhe Toscana. Në 16 rajonet e tjera nuk pati vdekje asnjë të vdekur.

Ndërsa në 8 rajone, si Marche, Puglia, Friuli Venezia Giulia, Umbria, Sardenja, Valle d’Aosta, Calabria dhe Molise, si dhe në Trento nuk pati asnjë rast të infektuar me COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: