Në vitin 2015, në Itali kanë lindur më pak foshnja se kurrë, që kur është themeluar shteti modern 154 vjet më parë.

Të dhënat e fundit po ashtu tregojnë se popullsia është tkurrur për herë të parë në tri dekada, ndërsa numri i vdekjeve është rritur më shumë se 9 përqind.

“Me rënien e ekonomisë, rënia e produktivitetit ka prekur gjithnjë e më shumë prindërit eventualë”, ka thënë zyra e statistikave kombëtare ISTAT.

Italia ka dalë nga recesioni vitin e kaluar, por normat e rritjes mbeten të dobëta dhe papunësia e lartë. Numri i lindjeve ka rënë në 488,000 në vitin 2015 – 3 përqind më pak se në vitin paraprak.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: