Qëndrimin e Italisë ndaj emigrantëve e pason një tjetër vendim që prek dhe marrëdhëniet e gadishullit apenin me vendet e tjera.

Mediat italiane shkruajnë sot se fondet për reformën e qendrave të punësimit të parashikuar nga Italia do të sigurohen edhe nëpërmjet zvogëlimit të misioneve ushtarake jashtë vendit. Qeveria në fakt parashikon një shkurtim të shpenzimeve ushtarake prej 500 milionë eurosh, me një reduktim të mprehtë në armatim.

Përveç pakënaqësisë në forcat e armatosura, duket se shkurtimet kanë nxitur tensione midis Zëvendës Kryeministrit Luigi Di Maio dhe Ministres së Mbrojtjes Elisabetta Trenta.

Tani për tani, shkruan “Il Messaggero”, është vendosur të kthehen nga Afganistani, ku janë prezentë 950 trupa italianë, 100 ushtarakë menjëherë dhe më pas 100 dhe 50 nga garnizoni në digën e Mosulit në Irak.

Ushtaraket Italiane
Ushtaraket Italiane

Nga ana tjetër prej rreth një muaji është forcuar misioni në Niger duke dërguar 30 ushtarakë për të trajnuar policinë kufitare lokale në një përpjekje për të frenuar flukset e migrimit.

Sidoqoftë, ajo që shqetëson më shumë palët është shkurtimi i investimeve. Duke filluar me programet e mbrojtjes raketore Camm-Er, raketa e re anglo-italiane që duhej të zëvendësonte sistemet e vjetra anti-ajrore në raketën Aspide. Në kantier, gjithashtu shkurtime për dronë  P.2HH, F-35 dhe helikopterët NH90.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb