Prej kohësh, FSHF duket e “dashuruar” pas trajnerëve italian, një marrëdhënie e gjatë e nisur me Giuseppe Dosena, për të vijuar me emra si De Biasi, Panucci e së fundmi Edy Reja. Italianët janë përfshirë thuajse në çdo hallkë të ekipeve kombëtare, kjo jo vetëm si një “fiksim” i Dukës, por dhe një zgjedhje e lidhur ngushtë me faktin se Italia mbetet burimi më i madh me lojtarë për përfaqësuesen kuqezi.

Afërsia gjeografike, emigrimi në masë në këtë vend, dhe shumë faktorë të tjerë kanë bërë që sot për sot, vetëm në ekipin e parë, nga 26 lojtarët e grumbulluar nga Edy Reja për dy testet miqësore, kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë, 10 prej tyre vijnë nga Italia.

9 lojtarë aktivizohen në Serie A, duke nisur nga Strakosha dhe Etrit Berisha, për të vijuar me Kumbulla, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami dhe Rey Manaj, ndërsa vetëm portieri Elhan Kastrati aktivizohet në Serie B. Ky detaj nuk mund ti shpëtonte mediave italiane, një Itali i vogël e cila ëndërron për gjëra të mëdha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: