Italianët po përjetojnë një histori të bukur, që shumë pak veta e imagjinonin ndërsa mediat prodhojnë lajme pafund mbi përfaqësuesen “azzurre” dhe rekordet që “armata” e Mancinin vendosi në këtë “Euro2020”. Tekniku është i pari, i cili tashmë është pjesë e plejadës së artë të teknikëve që i dhurojë kombit të tij një trofe kaq të madh. Italia e mbylli evropianin në kuotën e 13 golave të shënuar, një rekord absolut ky për “azzurrët” në një turne të vetëm. Ajo që bie më shumë në sy ishte kontrolli i topit, diçka jo e natyrshme për “azzurrët”, vetëm në finalen e madhe të Wembley përballë Anglisë kishin 65% të kontrollit të topit, shifra këto që as që imagjinoheshin.

Jorginho
Jorginho

Jo vetëm në lojën kolektive por edhe individët e Italisë shkëlqyen duke vendosur disa rekorde. Chielini ishte mbrojtësi i tretë më i vjetër në historinë e evropianit, dhe çfarë evropiani, si protagonist dhe fitues. Bonucci ishte lojtari i vetëm i evropianit i cili nuk u driblua asnjë herë. Jorginho lojtari që ka rikuperuar më shumë topa se të gjithë, 25 dhe Verratti lojtari që krijojë më shumë raste për shokët e tij, 14.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb