Në Itali do të zhvillohet nesër një referendum për një propozim të kryeministrit pro-evropian, Matteo Renzi, për të rritur pushtetin e tij, në mënyrë që të mund të ecë përpara me reformat ekonomike.

Partitë kundër Bashkimit Evropian iu kanë bërë thirrje italianëve që të votojnë kundër propozimit të Renzit, duke shpresuar kështu shkarkimin e tij nga posti i kryeministrit dhe për t’i hapur rrugë daljes së Italisë nga Eurozona apo edhe Bashkimi Evropian. Referendumi i 4 dhjetorit në Itali ka të bëjë me rritjen e fuqive ekzekutive të kryeministrit, duke i kufizuar fuqinë Senatit, ku Renzi është përballur me kundërshtimin për reformat që shpreson se do ta forconin ekonominë italiane.

Megjithatë, pasi Renzi është zotuar publikisht se do të japë dorëheqje nëse votuesit nuk e miratojnë propozimin e tij, forcat anti-BE po e shfrytëzojnë referendumin si shans për ta rrëzuar atë. Dorëheqja e Renzit do të conte në krijimin e qeverisë së re, duke i dhënë kështu mundësi partive kundër BE-së të hyjnë në qeverinë e prkohëshme ose të garojnë në zgjedhjet e parakohshme. Sipas disa sondazheve të realizuara disa ditë më parë në Itali, parashikohet humbja e kryeministrit Renzi.

Tregjet në Itali po përballen me pasiguri në prag të referendumit. Investitorët shqetësohen se një votim kundër Kryeministrit Renzi mund të bëhet shkak për krizë në sektorin bankar të vendit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb