Shorti i hedhur me datë 17 tetor për fazën “play-of” të Botërorit përcaktoi si kundërshtarë për Italinë përfaqësuesen suedeze. Takimin e parë “axurrët” do ta luajnë në transfertë, ndërsa ndeshjen e kthimit kanë vendosur ti presin kundërshtarët në një stadium mitik siç është “San Siro”.

Kjo për disa arsye. E para italianët nuk mund të harrojnë rastin “biskota” kur suedezët së bashku me përfaqësuesen e Danimarkës në Europianin 2004, kombinuan rezultatin për të kaluar grupin në dëm të “axurrëve” dhe një stadium si “San Siro” me 80 mijë spektatorë do ishte perfekt për hakmarrjen. E dyta në këtë qytet janë dy tifozëri ultras, e Milanit dhe Interit.
Italy_San_Siro_001
Për takimin në fjalë menjëherë pas shortit tekniku italian Ventura është shprehur i bindur se kombëtarja e drejtuar prej tij do jetë ajo që do shkojë në Rusi për të luajtur Botërorin.

“Suedia meriton respektin maksimal, pasi është një kundërshtare e fortë. Ka mundur Francën, dhe në renditje la pas Holandën. Ndeshjet e nëntorit do t’i përgatisim me shumë besim. Nuk e mendoj se nuk do të jemi pjesë e Botërorit. Bashkë edhe me dashurinë e tifozëve, do të shkojmë të gjithë për në Rusi” – deklaroi tekniku 69-vjeçar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb