Më në fund Italia, kombëtarja që mori atë goditje të rëndë në nëntor duke mos u kualifikuar në finalet e Botërorit, ka zgjedhur trajnerin e ri, të cilit do t’i besohet projekti që mendohet se do ta rikthejë edhe një herë atë përfaqësuese të cilën të gjithë e kishin frikë.

Bëhet fjalë për Roberto Mancini-n, që pritet të vijë pas 13 majit, periudhë kur trajneri të ketë mbyllur sezonin me Zenit St. Peterburg në Rusi, raportojnë mediat italiane.

Ish trajneri i Interit ishte dje në Romë për t’u takuar me zyrtarët e Federatës Italiane të Futbollit, me të cilët ka arritur edhe akordin për t’u ulur në stolin e ‘Axurrëve’.

IMG_2329

Debutimi i tij me kombëtaren pritet të vijë më 28 Maj, në miqësoren ndaj Arabisë Saudite, që do të luhet në St. Gallen të Zvicrës, ndërsa ndeshja e parë zyrtare do të jetë ajo e Nations League (Ligës së Kombeve), më 7 Shtator ndaj Polonisë.

Bëhet me dije se 53-vjeçari ka arritur një marrëveshje deri në 2022 që përkon me Botërorin e Katarit. Paga e trajnerit do të jetë 5 mln euro, të cilën do ta përfitojë së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Në rast të arritjes së objektivave do të ketë edhe bonuse.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb