Italia nuk gjen qetësi nga lajmet për Mourinho-n, dhe pa shkelur ende portugezi në Romë kanë nisur edhe thashethemet për transferimet që pritet të bëjë portugezi tek kryeqytetasit.

Mourinho gjithsesi vëzhgon nga Londra dhe po përgatitet për sezonin e ri teksa atë aktualin e mbylli me shkarkimin nga Totenham.

Në një intervistë, Mourinho ka deklaruar se kur merr vendime ka të gjitha informacionet e duhura, dhe për Romën di çdo detaj. Ai thotë se presioni nuk duhet t’i prekë, por duhet përqëndrim tashmë. Me mbylljen e sezonit, Mourinho do të zbarkojë në Itali për të marrë drejtimin e ekipit të Romës që drejtohet aktualisht nga një tjetër portugez, Fonseca i cili nuk arriti dot t’i sigurojë ekipit as një vend në kupat e europës.

 

‘’Kur marr vendime të rëndësishme, sigurohem që kam të gjitha informacionet që më duhen. Kjo është strategjia më e mirë, sepse është e pamundur të marrësh vendime pa i ditur të gjitha detajet dhe duke marrë kohë për t’i kuptuar ato. Le të mos lejojmë që presioni të na prekë. Ndikimi i jashtëm në atë që bëjmë nga brenda. Presionet janë gjithmonë të pranishme në futboll, ne përqendrohemi në bazat dhe përgatitjen tonë dhe mbajmë një ambient argëtues, por profesional dhe të përkushtuar ‘’- tha Mourinho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb