Emisioni Autokton trajtoi betejën e madhe të Gjormit dhe Kotes. Thuhet se invadori italian nuk lejoi që mbi trupin e pajetë të Ismail Qmelit, që do të varrosej në Kaninë, të vendosej flamuri kombëtar. Por populli i Vlorës i bëri një nderim të veçantë, duke e përcjellë në këmbë me një kortezh të gjatë.

“Për mua ishte çështje nderi që vendi ku u shpall pavarësia shqiptare, ku u valëvit flamuri kombëtar, të mos përdhosej nga ngritja e flamurit turk. Por nga anija ne pamë me habi, se në shtyllën e zyrës së doganës dhe policisë portuale valëvitej flamuri turk. Rebelët pas një marrëveshje të turpshme me krerët e Vlorës, kishin pushtuar sakaq qytetin, tregon në kujtimet e tij nën një brengë përgjegjësie si kreu i tij.

Në mbi 80% të territoreve Vjosë, Mat të okupuara nga ushtria Austrohungareze me qender në Shkodër, jeta vijonte me gjithë kompleksitetin Lindje-Perëndim nën flamurin kombëtar, në shkolla shqipe, me lehtësitë ekonomike në kohë të tilla. Në fund të Luftës së Parë Botërore hyrja e SHBA-së në frontin europian pro Antantës dobësoi dukshëm aleancën tripalëshe dhe shqiptarët duke parë largimin e ushtrisë austriake, e ndjenë më në fund, se ajo jetënormale, kish qënë vlerë e tjetërkujt.

Kongresi i Durrësit vendosi që Italia i duhej për mbrojtje, pasi vuajtjet shekullore nga fqinjët tokësorë, sllavë dhe grekë, e kishin rrënuar tashmë plotësisht.

Ushtria italiane e shtriu pushtimin në gjithë territoret e zbrazura dhe shqiptarët nën një rrezik të ri, po bënin pjesë si pakuptuar në një mbretëri tjetër.

Por më 1919 lajmi erdhi se Ismail Qemal Vlora, kish ndërruar jetë në Peruxhia, dhe Vlora në shënjë nderimi i mbylli të gjithë dyqanet dhe tregun. Njerëzit e thjeshtë e mbanin shumë mirë mend flamurin, pasi çdo gjë e plakut vlonjat, lidhej me të. Ai si dhe Esad pasha ishin përjashtuar të vinin për të kryer aktivitet politik në Shqipëri, prandaj në këtë kohë udhëhiqte një delegacion të shqiptarëve të Amerikës.

Invadori italian nuk lejoi mbi trupin pa jetë që do e varrosej në Kaninë, Flamurin Kombëtar! Populli i Vlorës e përcolli në këmbë në një kortèzh të gjatë.

Por Kongresi i Lushnjës lindi befas i lajmëruar për prapaskenat nga konsulli anglez Morton Iden dhe me një këmbëngulje shqiptarësh vendosi në mes ushtrisë italiane, të ngrinte një institucion që do ti shërbente atdheut, më shumë se luftrat e tij, shtetin e lirë shqiptar. Vlora ndodhej në një kurth të shumfishtë, pasi figuronte si në një shtet tjetër, Mbretërinë Italiane, dhe çdo veprim kombëtar, ishte tashmë i ndëshkueshëm. Në dimrin e fillimvitit 1920 Kongresi si kuvendi më urgjent, do të shtyhej një javë për të ardhur krerët vlonjatë. Në këtë gjendje kaq komplekse, gjenden disa krerë të qytetit që marrin pjesë, por edhe që bisedojnë për fatin e qytetit me qeverinë e re që u zgjodh. Duhej të krijohej një konflikt lokal, ku vlonjatët të konfliktoheshin me administratën dhe ushtrinë italianë.

Kish ndodhur në fund të nëntorin 1919, ditën kur flamurin shqiptar pushtuesi e kish lidhur në bishtin e një qeni.

Italianët nuk përllogaritën që mbi 5 shekuj bashkjetesë me Perandorinë Osmane, u përmbysën brenda një dite nga ky popull, jo 6 vjetët e tyre. Ndërrmarja e kësaj ngjarje unike, do të ishte ndeshje me Titanët, por më shumë të bije në sy, mënyrat që u ndoqën si hapa të kësaj lufte. Mënyrat klasike të shpalljes së luftrave dhe konflikte të mëdha mes perandorive dhe mbretërive, fillonin me ultimatume, shpalljen e luftës dhe përplasjen gati të barabartë në trupa dhe armatim, ku sfida i lihej strategjisë së veprimit.

Vlonjatët e pranuan si të vetmen rrugë mendimin e qeverisë së Tiranës, por kjo filloi të gjente së paku armë për kryengritësit, sepse pamja dhe raporti i fushbetejës dukej fare grotesk. Ajo duke qënë se bëhej fjalë për një invador i përtejdetit, kërkoi ndihmë materiale e detyruar ndoshta duke shfrytëzuar divergjencat çuditërisht tek sllavët në Beograd me anë të Sejfi Vllamasit. Beogradi ruajtës i situatave të tilla të brishta, u shpreh në favor të një konflikti, duke buzëqeshur ndoshta për raportin ushtarak të fushbetejës së pritshme. Por jo vetëm ata

më parë, por dhe në këtë kohë Eqrem bej Vlora ishte shumë hapa kulturë përpara, dhe po shfrytëzonte krerët dhe vetë ushtrinë italianë në këtë gjë, jashtë momentit të kohës. Gjenerali italian i brigadës që vepronte në Kaninë, i cili doli njeri me kulturë dhe shije të hollë, i cili donte të dinte mbi kështjellën e Kaninës, me qëllim të merrte përsipër restaurimin e saj.Ne harxhuam shumë kohë, duke punuar mbi planet e restaurimit. Tërheqja e trupave italianë më 1920 i dha fund këtij projekti tepër interesant, shkruan në kujtimet e tij

Ngjarjet rridhnin tashmë me vendimin e shqiptarëve, që bënin qytetin të mos e njihte jo më Traktatin Sekret, por dhe vetë Mbretërinë Italiane. Kjo situatë befasuese për ata që e përçmonin veç armiqve bëri që në këto kohë moderne qyteti të hapte historinë e botës klasike dhe të fillonte nga e para. Fillimisht dërgoi ultimatumin, ku i kërkonte ushtrisë 20 mijë trupave italianë, të largohej. Guxim i tillë i gërshetuar me paralajmërim një force modeste prej 3000 trupash vullnetarë, nuk kish ndodhur në luftrat që befasia të jepte sukseset e para. Eqrem bej Vlora, i cili nuk u pajtua me luftën në fillimet e saj, pohon të vërtetat e hidhura; Lufta e Vlorës vazhdoi e rreptë. As ditë e as natë nuk rreshti zjarri i pushkëve dhe gjëmimi i topave përmbi qytet dhe fshatrat përreth. Vapa ishte e padurueshme dhe re mushkonjash silleshin përmbi llogore, që dergjeshin nga ethet malarike.

Ndërkohë në Itali problemi i mbajtjes me luftë i hiderlandit të Vlorës e kish ndarë politikën, ku prevalonte tërheqja e trupave nga Vlora. Në portet italianë një lëvizje e fuqishme sociale pezulloi dërgimin e armatimeve për armatën e Vlorës. Në këtë kolaps të plotë italian, flamurin e nacionalizmit e mban poeti i shquar nacionalist Gabriele D’Anuncio, ku me shembullin e jahtin e tij sjell në Vlorë 10 milion fishekë, një kurajë tejet e varfër për armatën që po tërhiqej me humbje në luftimin drejt qytetit.

Beteja e madhe e Gjormit dhe Kotës

Po ndodhte për ta e pabesueshmja; pas betejave të Gjormit dhe Kotës, masa e madhe e ushtarëve robër bënë një fushim në fshatin Vajzë mijra apo dhjetra mijë nën ruajtjen e çetës së vogël të zonës së Rexhep Sulejmanit. Me siguri pak vite më parë kish ndodhur beteja e Kaporetos në Luftën e Parë Botërore, të vrarët ishin 800 mijë, prandaj betejën e Vlorës e quajtën Kaporeto Shqiptare. Beteja finale e Qafës së Koçiut ishte e tillë, sa bëri Halim Xhelon të shkruante; Nqs ka një Spartë duhet ditur se ka edhe një Labëri, dhe nese ndodhet atje një Termopile, ka edhe këtu një Qafë Koçiu!

Sikur të mos mjaftonin këto rrethana të rënda, banorët e qytetit u bënë pre e dhunës së ushtarakëve italianë. Një ditë në kopshtin tonë vërshoi një turmë prej qindra grash dhe fëmijësh, duke kërkuar aty strehë dhe mbrojtje nga ushtarët e harbuar që futeshin nëpër shtëpi dhe dyqane për të vjedhur dhe përdhunuar. Unë natyrisht i pranova dhe ndërhyra energjikisht pranë komandës së tyre që këto veprime të turpshme të merrnin fund. Por burrat, si të qenë bagëti i mblodhën bashkë dhe me anije i internuan në Sazan.

Ku ishte civilizimi i Fuqisë së Madhe që do të përhapte tek ky vend i prapambetur? Në veprimet mesjetare të tyre? Situata ishte përflakur dhe pa kthim deri në fitore. Në epilogun e kësaj lufte të shkurtër, por të ashpër firmëtarë pavarsie, luftëtarë të kohës osmane, kundërshtarë të saj, intelektualë, ushtarakë, qytetarë, njerëz pro dhe kundër dy krerëve Vloraj ishin të bashkuar tashmë në përcaktimin e fatit të qytetit, me një besim që sa vinte dhe rritej.

Megjithëse vlonjatët të izoluar nga këto lajme e ndodhi filluan punën e tyre, luftën, që në mënyrë vullnetare do ta bënin burrat, e stërvitur deri vonë në betejat e Ballkanit dhe djemtë do të kishin barrën e udhëheqjes së familjes në rast se të parët binin në betejë.

Këshilli i Luftës i quajtur në popull Komisioni, i përbërë prej krerësh luftëtarë, diplomatë, politikanë, negociatorë atdhetarë, nuk pranoi dorëzimin e Portit, Karaburunit dhe Sazanit, por vazhduan luftën me vendosmërinë e rrugës së vetme. Vlorën këtë herë historia po e provonte në gjithçka, dhe këta krerë që kërkuan të mos prekej flamuri nga rebelët, dhe u zhgënjyen, kërkonin një flamur të vetëm mbi trupin pa jetë të Ismail beut, dhe ju refuzua, zbuluan atë zjarr brenda vetes, që doli befas si një llavë dhe përmbysi gjithçka. Negociata e fundit lejoi në fillim të gushtit 1920 tërheqjen e të gjithë trupave italiane nga Vlora, ku më 3 shtator 1920 trumfatorët festuan në Vlorë me flamuj kombëtarë, duke rimarrë lavdinë e dikurshme. Lufta unikale në histori, i çuditi të gjithë, pasi deri pak muaj më parë, ajo vepër nuk kalonte tek kufijtë e imagjinatës. Ja pra që bashkimi është vërtet çudibërës! Qyteti iu bashkua Shqipërisë me kosto të përgjakshme, por ishte ai që e nxorri të pavarur atë. Lavdia i takonte atij!

Shkakun për këtë zbarkim e dhanë shqiptarët vetë. Disa javë përpara këtij pushtimi italianët kishin sjellë një repart marinsash në Sazan dhe një mision sanitar në Vlorë, i cili do të ndihmonte refugjatët në ullishtat e Vlorës.Në këtë kohë, një farë doktor Çako që kish qënë avokat i shkëlqyer atdhetar dhe njeri i kulturuar në Stamboll, deri sa Turqit e Rinj e përzunë, punoi si këshilltarë juridik kish fituar mjaft para. Po në këtë kohë kish rënë në varfëri, derisa e rekrutoi si agjent konsulli italian, i cili e ngarkoi të bënte një “luftë të vockël” në lagjen ku banonin kolonët italianë. Zoti Çako mblodhi disa derdimenë të gjorë nga radhët e refugjatëve mbushën rrugët natën duke qëlluar si të çmendur. Konsulli zoti Facendis që e kishte organizuar këtë komedi i mblodhi italianët në konsullatë dhe njoftoi Romën se ata ishin në rrezik vdekje. Të nesërmen zbarkojnë dy batalione në Vlorë dhe e pushtojnë qytetin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb