Italianët po planifikojnë të shpenzojnë pothuajse një të tretën më pak për ushqimE dhe pije për festat familjare të Krishtlindjeve këtë vit, sipas një sondazhi.

”Njerëzit do të shkurtojnë buxhetet e tyre me 31% krahasuar me vitin e kaluar”, sipas një sondazhi nga instituti IXE i porositur nga lobi i fermave Coldiretti.

”Mesatarisht, familjet italiane planifikojnë të shpenzojnë 82 euro (100 dollarë) për vaktet festive, shuma më e ulët në të paktën një dekadë”, tha Coldiretti në një deklaratë.

”Kufizimet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke përfshirë kufizimet në udhëtime dhe shoqërimin dhe shqetësimet për ekonominë, janë arsyet kryesore pse njerëzit po planifikojnë më me maturi këtë vit”, tha shoqata.

Një zëdhënës i Coldiretti tha se 800 të rritur u anketuan nga 4-9 dhjetor për këtë sondazh, që ka një gabim 3,5%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb