TIRANË

Arrestohet në Tiranë shtetasi italian Gabriele Tarroni Longinotti, i akuzuar për mashtrim ndërkombëtar në vlerën e 1 milionë eurove. Arrestimi ka ndodhur më 29 mars 2021. Italiani akuzohet për mashtrim ndërkombëtar ndaj kompanisë BP të cilës i ka vjedhur shumën prej 1 milion eurosh si dhe akuzohet falsifikim dokumentash bankare. Ndërkohë që pas arrestimit, 49-vjeçari Longinotti pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Krahas tij nën hetim është vënë dhe shoqëria GALA me seli në Tiranë  me administrator  po Gabriele Tarroni Longinotti. Ngjarja u raportua edhe nga policia shqiptare, ku në një njoftim për mediat, në ato ditë, policia raportoi se:

Tiranë – Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç,  i kapur nga shërbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”./ dosja.al

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb