ROMË– Një italian ndërmori hapin e pazakontë duke blerë një faqe të tërë të një gazete kombëtare për të denoncuar publikisht tradhtinë e bashkëshortes dhe për t’i thënë se do të divorcohej.

“Pas shtatë vitesh, dua t’i tregoj gjithë Italisë për tradhtinë tënde të neveritshme”, shkruan Enzo për bashkëshorten e tij Lucia, në një faqe të ”Corriere della Sera”-s.

Ai e akuzon për marrëdhënie me një koleg të tij, me trajnerin personal, me një avokat dhe me një të njohur në rrjetet sociale me pseudonimin “real_macho”.

“Martesa jonë mori fund. Po iki”, shkruan Enzo, i cili hapi edhe një faqe në Facebook, e quajtur “Tuoexmarito” (Ishbashkëshortiyt – shën. përkth.), që mori menjëherë 4 500 pëlqime.

“Falenderoj gjithë njerëzit që po më dërgojnë mesazhe mbështetjeje. Falenderime nga zemra të gjithëve”, shkruan bashkëshorti i dëshpëruar në Facebook.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: