ITALI

Policia Rrugore në Itali ka raportuar për një ngjarje, në të cilën protagonistë janë edhe shqiptarët.

Një banor 61-vjeçar i zonës së Matera u raportua për shfrytëzimin e fuqisë punëtore të shtetasve të huaj të parregullt, shkruajnë mediat italiane. Italiani u ndal gjatë natës për një kontroll, ndërsa po udhëtonte në kamionin e vet në Montescagliosos (Mt).

  • foto galeri
  • foto galeri

Brenda në kamion kishte 5 shqiptarë, që do të përdoreshin për punë në të korrat në një fushë bujqësore të pronës së tij.

Ata kishin hyrë në Itali rregullisht me vizë turistike, ndërsa e shfrytëzonin këtë të fundit për qëllime pune. Kamioni u konfiskua sepse është keqpërdorur.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb