Ndeshja me Izraelin vlen shumë edhe për vetë trajnerin Edy Reja. Një fitore sonte do të shtonte në maksimum shanset që Shqipëria të zinte vendin e parë në grup, çka do të sillte benefite edhe për Evropianin.

Duke pritur Islandën në shtator dhe me Izraelin në transfertë, Reja mund të përmbyllte një arritje të madhe dhe kjo do të sillte me siguri edhe rinovimin në krye të Kombëtares, me kontratën që i skadon në muajin nëntor të këtij viti.

Ndërsa pozicionimi në vend të dytë apo të tretë në grupin e Ligës së Kombeve do të vinte në dyshim të ardhmen e tij, pasi edhe kritikat ndaj tij kanë qenë të shumta kohët e fundit.

Në 30 ndeshje që ka drejtuar deri më tani italiani, ka një bilanc pozitiv, 13 të fituara, karshi 11 humbjeve dhe 6 barazimeve. Ecuria më e mirë e Rejës në stolin kuqezi është në Ligën e Kombeve në edicionin e dytë, ku Shqipëria zuri vendin e parë në Grupin përkatës në Ligën C, që e ngjiti në Ligën B.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb