Në kuvendin e Studimeve Albanologjike që po mbahet në Tiranë, studiuesi arbëresh, Italo Sarro ka mbajtur një kumtesë që ka të bëjë me emigrimin e shqiptarëve në Itali në shekujt XV-XVII. Duke i ndarë në emigrant që ikën pas pushtimit osman dhe luftëtarë që ikën, ose stradiotët.  Përveç Arbëreshëve që u vendosën në jug ku janë edhe sot, ai gjen edhe shqiptarë të vendosur në veri të Italisë që janë me mijëra, që ruajnë edhe sot mbiemra shqiptarë.

Për “News24” foli për origjinën e tij dhe lëvizjet emigruese të shqiptarëve drejt Italisë ne Shekujt 15-18.

“I kam gjetur në formën Radovaniç, por që janë Radovani. Sepse Radovani janë tanët nuk janë të tyret. Në Siçili, Puglia e Bazilikata kam gjetur shumë shqiptarë që kanë ardhur në kohë të ndryshme”.

I pyetur nëse ai ka mundur të gjejë se nga cili qytet shqiptar e ka origjinën familja e tij, Sarro, përgjigjet:

“Kam gjetur mbiemrin tim në 1500-ën. Unë besoj se mbiemri im Sarro, vjen nga Sharrë, sepse shqiptarët kur deklaronin origjinën, jepnin zonën e prejardhjes. Paraardhësi im ishte nga Sharri, që më pas u bë Sarro, e duhet të jetë kështu”.

Kuvendi është organizuar nga Akademia shqiptare e Shkencave, ajo e Kosovës dhe disa universitete. Mbledhja e tij bëhet pas 40 vitesh dhe janë të ftuar rreth 180 studiues që flasin për gjuhësi, histori, antropologji, arkeologji etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb