TIRANË
Policia e Tiranës ka arrestuar një 60-vjeçar, pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb”, se 60-vjeçari teksa ishte duke udhëtuar në të njëjtën autobus me një 15-vjeçaren, i është afruar kësaj të fundit e ka nisur ta prekë dhe të bëjë veprime të pahijshme.

Pas kësaj, vajza ka njoftuar policinë, e cila e ka arrestuar në flagrancë 60-vjeçarin. Po ashtu, gazetarja raporton se edhe një 42-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një 16 vjeçare në rrugë.

Burri është shpallur në kërkim nga policia dhe pritet të shoqërohet në komisariat për të sqaruar rrethanat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb