KORÇË- Fermeri që u ankua dje tek kryeministri Edi Rama se kanë dashur ta eliminojnë për shkak të probleme të pronësisë ka rrëfyer sot për BalkanWeb ‘Odisenë’ e vuajtjeve të tij për të fituar të drejtën.

Beniamin Metko ka deklaruar se është kërcënuar nga pushtetarë dhe gjyqtarë të korruptuar, ndërsa e ka quajtur kryeministrin Edi Rama ‘të pabesë’ pasi i preu fjalën gjatë komunikimit me fermerët në Maliq.

Ai ka paralajmëruar se do bëjë vetëgjyqësi nëse nuk i jepet e drejta.
“Iu drejtova kryeministrit sepse kam vite që zvarritem për pronën time dhe kërcënohem me jetë. Rama nuk e mori parasysh problemin tim por më ndërpreu fjalën, kjo ishte pabesi. Jam kërcënuar nga pushtetarët dhe gjyqtarët e korruptuar. Po më rrëmbejnë pronën time pabesisht dhe po ma vjedhin persona që kanë mbështetje nga pushteti. Ndihem i kërcënuar. Nëse nuk më japin të drejtën time që e kam me dokumente do e çoj vetë drejtësinë në vend. Do i zhduk para se të më zhdukin por pronën time nuk lejoj të ma marrin njerëz të panjohur”, ka deklaruar Metko.

Fermeri Metko tha dje gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Maliq se është kërcënuar me jetë dhe se e kanë tërhequr zjarr, pasi në tokën e tij kanë ndërtuar persona të ndryshëm por drejtësia nuk po ja kthen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: