“Djali ka qenë në shtëpi në orën 6 të mëngjesit. S’kemi pasur konflikte me Flamurin”. Kështu deklaron babai i 18-vjeçarit Devis Hoti, i cili u arrestua në lidhje me vrasjen e Flamur Dacit në Korçë.

Ngjarja ndodhi dje në mëngjes në fshatin Mborje, pranë dyqanit të viktimës. Në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Lorena Kodra, babai i autorit ka mohuar faktin që djali i tij të ketë lidhje me vrasjen e kushëririt. Ai tha se me 45-vjeçarin, baba i dy fëmijëve, kishin raporte normale si familje.

“Djali ka qenë në shtëpi në orën 6 të mëngjesit. Ka qenë këtu. Viktimën e kisha kushëri, djalë hallo. Kemi patur marrëdhënie normale. Nuk kishim konflikte me ata. Le ta gjejë policia vetë pse është arrestuar djali. Edhe neve na morën deklaratën policia, por në shtëpi.”, tha babai i 18-vjeçarit. Ky i fundit u arrestua sot nga policia e Korçës, ndërsa rezulton person me precedentë penale, pasi më herët ka qenë i dënuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb