Dalin në dritë detaje të reja nga atentati që iu bë një shqiptari, gjatë natës së kaluar në Athinë.

Mësohet se një prej personave të arrestuar për plagosjen e 32-vjeçarit është djali i një biznesmeni të njohur në Greqi, Jorgos Leventakis. Ky i fundit ka reaguar lidhur me ngjarjen, duke u shprehur se djali i tij ishte thjesht në vendin dhe kohën e gabuar.

“Jani ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Djali nuk ka asnjë lidhje me çështjen. As nuk dhunoi, as nuk qëlloi. Ai nuk kishte as armë. Kishte vetëm një shumë të madhe parash. Ndërsa personi tjetër është nipi im, dhe punon në ndërmarrjen time. As ai nuk e njeh shqiptarin”, tha biznesmeni grek, pronar anijesh.

Sipas tij, i biri kishte shkuar vetëm për të blerë një makinë. 32-vjeçari shqiptar u dhunua me sende të forta nga dy persona në një pikë të shitjes së makinave, dhe më pas u qëllua me armë në këmbë.

Para se ta qëllonte me armë, djali i biznesmenit e kishte fyer shtetasin shqiptar me përmbajtje raciste.

Leventakis
Leventakis

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb