Diego Godin u cilësua nga të gjithë si goditja e duhur për Interin, me Antonio Konten që kërkonte një mbrojtës ekspert për t’i besuar repartin e prapavijës në krah të njërit mes Milan Shkriniar dhe Stefan De Vraj. Por aventura e mbrojtësit të fortë uguruajan nuk ka shkuar ashtu siç ai kishte ëndërruar.

Godin tashmë nuk shikohet si një titullar i padiskutueshëm nga Antonio Konte, që ka graduar lider të prapavijës qendërmbrojtësin holandez, që së bashku me sllovakun kanë marrë bekimin e trajnerit. Godin po mendon lamtumirën pas vetëm një sezoni dhe, sipas £todofichajes.com”, Simeone do të priste krahëhapur rikthimin e tij në Madrid.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb