Nataliya Luhovska, një grua ukrainase që iu bashkua regjimentit të Azov pasi djali i saj u vra në vijën e frontit, ka humbur jetën brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.

Në një intervistë për CNN, nëna e Nataliya, Paraskeviya, tha se ajo iu lut vajzës së saj të largohej nga Azovstal, por ajo refuzoi dy oferta për t’u dorëzuar.

“Ajo i shkoi deri në fund. Nuk ka kuptim të qash dhe t’i lutesh. Dua që njerëz si Putini të mos ekzistojnë në tokë… Çfarë mund të them, tëgjora janë ato nëna që rritën djem që tani po vrasin njerëz të pafajshëm”, tha nëna e Nataliys.
CNN kishte konstaktuar të hënë me Nataliyn përmes Telegramit, ku ajo shkroi: Moral i lartë dhe presim të kthehemi me fitore.

Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua edhe nga regjimenti i Azov dhe kryebashkiaku i qytetit. Familja e saj tha se 51 vjkeçarja vdiq si rezultat i një sulmi ajror.

Sipas familjes, dhëndri i Nataliya gjithashtu vdiq ndërsa luftonte në Mariupol më 21 prill.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb