Ajo ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

Luiza Gega ishte e ftuara e emisionit Fit Station të News24 mbrëmjen e sotme në një rrëfim se si Covid 19 pengoi garat e saj, por jo vetëm përgatitjen që po bën për lojrat Olimpike të cilat u ndaluan për shkak të pandemisë dhe planet për të krijuar një familje.

Gega u shpreh se pas garës në lojrat Olimpike do mendoj seriozisht për veten në aspektin personal dhe atë profesional.

Vetëm pak kohë më parë ajo bëri një dalje publike ku ju bashkua skuadrës së kryebashkiakut Erion Veliaj.

E pyetur nga gazetarja Çenkuela Hasa se pse e ndërmori një hap të tillë, Gega u përgjigj se Veliaj ka qenë i vetmi politikan që i ka rënë telefonit të saj qoftë edhe për ta uruar. Ajo shtoi se vlerëson punën që ai ka bërë në palestrat e shkollës, por jo se politika është në planet e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb