Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot te nënkalimi i Liqenit të Thatë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Lulezim Masha, 63 vjeç, administrator i shkollës private, i cili udhëtonte i vetëm.

Dyshohet se një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit tip Benz ku udhëtonte Masha.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë ‘objektivi’ nuk është lënduar, madje as qytetarët përreth.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: