Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, të cilit i është ndaluar Twitteri që nga janari, do të kthehet në rrjetet sociale me njw platformë tw krijuar prej tij.
Kjo u njoftua sot nga këshilltari i republikanit, Jason Miller.

“Unë mendoj se ne do ta shohim presidentin Trump përsëri në mediat sociale brenda dy ose tre muajsh, me platformën e tij”, tha Miller për foxnews, por nuk dha detaje rreth asaj platforme të re.

Miller tha se platforma do të jetë e madhe dhe se duhet të tërheqë miliona përdorues.
Twitter, i cili ishte mjeti kryesor i komunikimit i Trumpit gjatë ditëve presidenciale, përfundoi përfundimisht llogarinë me 88 milionë ndjekës në janar.

Llogaria iu anulua për shkak të nxitjes së dhunës edhe pas trazirave së mbështetësve të tij në Capitol Hill.
Trump është ndaluar përkohësisht ose përgjithmonë për të hyrë në platformat e tjera dhe rrjetet sociale si Facebook, Instagram, YouTube dhe Snapchat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb