BILISHT – Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bilisht, ku një automjet tip “Smart” është përfshirë nga flakët.

Makina e tipit Smart me targa AA311JI, i parkuar në rrugë është djegur plotësit. Sipas policisë makina i përket 23-vjeçares Dezi Arapi.

Kjo e fundit mendon se zjarri është i qëllimshëm pasi kohët e fundit kishte patur një konflikt me një tjetër vajzë në qytetin e Bilishtit.

Makina32
Makina32

“Jam e bindur që zjarrin ma ka vënë babai i vajzës me të cilën pata konflikt. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 sapo unë u largova nga makina. Shpërthimi ka qenë i madh dhe shtëpitë janë tronditur,” tregon Arapi për BalkanWeb.

Pas kallëzimit të bërë, është shoqëruar në komasiariat babai dhe vajza e denoncuar.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb