Deputetet e ministre të Partisë Socialiste, kanë kërkuar nga deputeti demokrat, Fredinant Xhaferri që të kërkojë ndjesë për një termin “Çupëlina”, me të cilën ai iu drejtua disa prej anëtareve të qeverisë.

Ministrja Mirela Kumbaro, tha se duhet të vendosur një standard në politikën shqiptare dhe që të mos përdoren shprehje inigruese dhe seksiste. Në të njëjtën linjë mendimi ishin dhe dy deputetet e PS, Etilda Gjonaj dhe Blerina Gjylameti.

Debati:

Kumbaro: Ne kërkojmë një ndjesë publike. Kuptojmë se sa i thellë është halli i seksizmit që të bën kaq të vështirë për të kërkuar ndjesë në mejdan që e keni konsideruar të burrave. Për ne zonjat që nuk e kemi moshën për çuplinë ta merrnim si kompliment. Por se patët në këtë kontekst, u treguat përbuzës, seksistë e arrogant. Këtu ka pasur deputetë, kryetar grupesh parlamentar në moshën e vajzës tuaj e timen. Ne i kemi konsideruar ato si autoritete të dhëna me mandate të sovranit.

Pse nëse janë zonja janë të papjekura? Është anti-Kushtetuese. Moshën e përcakton Kushtetuta. Andia, dhe moshataraë të tjerë të Andian kanë qenë në këto karrige. kërkoni një ndjesë, jo më për ne, sepse përderisa jemi në këto tryeza kemi bërë mjaftueshëm rrugë për t’ia dalë. Kërkoni ndjesë për të vendosur standardin. Pres ndjesën.

Gjonaj: Të nderuar kolegë. Këtë periudhë jemi duke krijuar aleancën e grave deputete. Ka gra që e shohin politikën larg e kjo gjuhë i step. Të gjithë e kuptojnë që nëse ka diçka që mund të debatohet ka të bëjë me punën e grave ministër. Gjuha e përdorur sot është e pa pranueshme. Në rastet kur një koleg deputet nuk pranon për të kërkuar ndjesë, vjen në punë rregullorja, që parashikon që deputeti duhet të respektojë rregullat e etikës. Më tej përcaktohen masat desiplinore ndaj personave që në fjalimet e tyre përdorin fjalë diskriminuese. Nëse deputeti kërkon ndjesë mund të tërhiqemi.

Xhaferri: Fjalët nxirren nga konteksti dhe bëheni bashkë si organizatë partie. Fjalët janë nxjerrë nga konteksti. Po shkoj 60 vjeç nuk kam pasur problem për të kërkuar ndjesë. Prononcim, ku përmenda dhe vajzën time më etik se kaq nuk ka, besoj se jam i qartë.

Gjylameti: Nuk e kuptoj se sa e vështirë është për një zotëri që ka marrë fjalën pas çdo zonje të bëj një gjë që e dallon nga niveli i xhentilesës, për moshën, faktin që është baba i një vajze, bashkëshort i një zonje. Nuk e di pse është e vështirë të kërkojë ndjesë kur përdor një fjalë jo të pranueshme. Gratë nga ana tjetër e jona, justifikohen duke thënë edhe të tjerë e kanë përdorur këtë gjuhë. Mendova se nuk duhet të bëjmë thirrje për të kërkuar ndjesë. I dëgjoj që dëgjoj burrat të thonë lini këtë teatër, por duhet të kërkoni ndjesë. Nëse nuk e bëni, të ndërpresim seancën dhe të marrim masa.

Xhaferri: Problemi shtrohet se unë përveç të tjerave feminizmin e jap edhe leksion në universitet. Fjalët u nxorën nga konteksti. Nisur nga fakti këto 30 min shërbyen për të folur dhe sensibilzuar në një çështje seksizmi, që në Shqipëri ekziston dhe duhet bërë hapa përpara, unë kërkoj ndjesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb