Policia e Beratit ka arrestuar një person, të cilit iu gjet arsenal armësh.

Forcat e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. S., në fshatin Pobrat të Dimalit, në ambientet e jashtme u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pushkë gjysmëautomatike dhe një mitroloz, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb