GREQI- Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke, pasi gjatë kontrollin në banesën e tij, i është gjetur një sasi droge. Sipas mediave greke, shqiptari, i cili rezultonte aktiv në tregun e drogës, kishte fshehur në një dollap shtatë paketa të improvizuara me kokainë, në një sasi prej 39.35 gramë.

Fillimisht policia kontrolloi makinën e 35-vjecarit shqiptar, e më pas banesën. Përveç kokainës, atij iu gjetën në shtëpi edhe 9 pako të vetëpunuara dhe një kanoçe me kanabis, me peshë 10 kg dhe 245 gramë, 2 shkallë elektronike të saktësisë, 850 euro, si dhe copa najloni që ai përdorte për të paketuar dozat.

Pas arrestimit, policia sekuestroi edhe automjetin e të riut shqiptar, si dhe dy telefona celularë që përdoreshin për veprimtari të paligjshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb