Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Pas kontrolleve në automjet u gjet lëndë narkotike kanabis, e sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Njoftim:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 21 vjeç, banues në Angli.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi I. K. nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb