LEZHË

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar.

 

Uniformat blu kishin marrë informacione se pronari i një servisi në Balldre, kishte në pronësi një armë pa leje. Gjatë kontrolleve të ushtruara në atë subjekt, u gjet një armë zjarri pistoletë, me krehër dhe fishekë.

 

Kësisoj, është shpallur në kërkim pronari i servisit, 31-vjeçari A. M., si dhe është proceduar penalisht punëtori E. L., 34 vjeç. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë
Vijojnë kontrollet e befasishme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore, se pronari i një servisi në fshatin, Balldre, Lezhë, mbante armë zjarri pa leje, kanë ushtruar kontroll në këtë ambient.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.
Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit A. M., 31 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. L., 34 vjeç, punëtor në këtë servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit “.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb