Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi u kap me snajper në banesë. Në kuadër të operacionit të koduar “SIG”, u arrestua shtetasi me inicialet K. Xh.

Burime zyrtare bënë me dije se pas informacioneve të marra në rrugë operative u zbulua në lagjen “Partizani”, që një shtetas mbante në banesë, armë zjarri pa leje, si dhe ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Përveç snajperit u sekuestruan dhe 64 fishekë dhe një palë dylbi optike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb