Policia e Elbasanit ka referuar materialet në Prokurori për shtetasin E. M., 59 vjeç, banues në Bullgari, të cilit gjatë kontrollit fizik i janë gjetur 19 000 euro.
Këto para dyshohet se janë futur në vendin tonë në kundërshtim me ligjin, ndërsa ndaj 59-vjeçarit ka nisur procedim në gjendje të lirë. Sakaq, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.