TIRANE-Të tjera detaje zbulohen për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri të cilit me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u ushtrua kontroll në banesë dhe iu gjetën rreth 300 milionë lekë të vjetra.

‘BalkanWeb’ mëson se ai përveçse ka qenë anëtar i KLD-së deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës (para 2010) është përfshirë edhe në “listën e zezë” të kryeministrit Edi Rama të publikuar në korrik të këtij viti me 100 emrat e zyrtarëve më të korruptuar të denoncuar nga qytetarët.

Sipas listës të publikuar nga Rama, përmes denoncimeve të tyre, qytetarët e kanë renditur gjykatësin tek zyrtarët më të korruptuar në sistemin e drejtësisë.

56hn

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se prokuroria ka disa muaj që po heton për dyshimet për korrupsion rreth gjyqtarit. Sipas grupit të hetimit, gjyqtari i Apelit dyshohet të ketë marrë ryshfet për një vrasje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997 me dy viktima.

Shtetasi i akuzuar quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA dhe pas dënimit të kryer për plagosje me pasojë vdekjen i dalë në liri 2 muaj më parë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb