Ditën e djeshme është vendosur në pranga të policisë greke, modelja e njohur helene Aforditi Barbara.

Arrestimi i saj u bë, pasi iu gjet 35 gramë kokainë brenda makinës tip “Range Rover”. Megjithatë, modelja, nëpërmjet avokatit deklaron se është e pafajshme dhe e gjitha është një komplot i ngritur ndaj saj.
Madje avokati mbrojtës, pretendon se klientia e tij është kërcënuar këtë kohë,

“Ajo është e pafajshme. Me marrjen e pyetjeve do të vërtetohet se e gjitha është sajuar nga një palë armiqësore. Disa kërkonin që klientja ime të kishte këtë akuza ndaj dhe ia kanë bërë këtë komplot. Atë e kanë kërcënuar për muaj të tëra dhe e kanë shantazhuar, si atë e fëmijën e vogël.

Ne kërkojmë të vërtetohet e gjitha dhe të ketë ekspertizë të detajuar. Ajo që di të them është se klientja ime është e pafajshme”, tha avokati.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb