Disa javë më parë, modelja e njohur greke, Afroditi Barba, u arrestua për trafik kokaine. Asaj iu gjet nga autoritetet greke në makinën tip “Range Rover” plot 35 pako me kokainë. 31-vjeçarja sistematikisht ka pretenduar se është e pafajshme dhe se pas kësaj qëndron ish-partneri i saj, sheiku arab Rashid Satz.

Ky i fundit dhe modelja janë martuar në vitin 2016-ë, por një vit më vonë ka ardhur dhe divorci. Sipas modeles, i shoqi nuk e pranonte faktin e divorcit dhe se gjithmonë mendonte se ajo ishte pronë e tij.

“Unë besoj se e gjithë kjo është e stisur. Dyshoj se është ish-burri im, me të cilin kam pasur shumë zënka ndër vite. Ai nuk e pranon ndarjen dhe mendon se unë gjithmonë do të jem pronë e tij. Besoj se arsyeja pse donte të hakmerrej ndaj meje është fakti që fola për marrëdhënien tonë dhe sjelljen e tij në televizion.
Veprimi i tij kundër meje u shkaktua nga fakti se ai ndihej i dobët duke qenë në spital dhe me egoizmin e tij nuk mund të duronte të më shihte me dikë tjetër në Mykonos.

Nuk e di nëse kontrolli ishte i rastësishëm. Policia fillimisht ishte e parkuar në rrugën Antheon, në një rrugë anësore dhe kur më panë që po kaloja para tyre dhe unë ndalova në dritën e kuqe, u nisa dhe më ndoqën kur kalova Vouliagmenis dhe hyra në Lambraki. Me fjalë të tjera, policët që më kontrolluan nuk ishin në pikën që zakonisht është një bllokadë e policisë ”, ka thënë modelja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb