KORCE- Një 39-vjeçar nga Korça është vënë në pranga ditën e sotme pasi i janë gjetur armë zjarri dhe municione luftarake, pa lejen e organeve kompetente. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe lokalin e shtetasit Eugen Gengo, 39 vjeç, banues në fshatin Plasë, u gjetën:

•Një armë zjarri automatike. •Një armë zjarri tip revolver me 6 fishekë. • 321 fishekë. • 8 krëhëra automatiku bosh. •1 granatë dore difensive dhe ndezësi i saj, të cilat ky shtetas i zotëronte pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: