Policia e Krujës ka vendosur në pranga disa persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin zyrtar të tyre, thuhet se një 41-vjeçar nga fshati Borizanë, është arrestuar në flagrancë pasi i është gjetur në shtëpi kubikë me lëndë narkotike të llojit kanabis.

Po në fshatin Borizanë, gjatë kontrolleve në terren, policia ka evidentuar prezencë të lëndëve narkotike të mbjella në një shtëpi në pronësi të S. D., 58-vjeç dhe bashkëshortes së tij G. D., 56-vjeçe. Gruaja është proceduar penalisht nga ana e policisë, ndërsa bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim prej tyre.

Njoftimi i plotë i policisë:

Krujë

Vijojnë kontrollet nga Policia e Krujës, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Goditet 1 rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve evidentohet dhe goditet 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike. Shpallet në kërkim 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të mara në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast të tentativës dhe 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, në fshatin Borizanë, Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin P. D., 41 vjeç, banues në Borizanë, Krujë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në oborrin e banesës së shtetasit P. D., kanë gjetur disa kubikë me fidanë cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në terren, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit S. D., 58 vjeç dhe u procedua penalisht bashkëshortja e tij, shtetasja G. D., 56 vjeçe, banues në fshatin Borizanë Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në oborrin e banesës të shtetasit S. D. u gjetën disa bimë të dyshuara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin M. H., 66 vjeç, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin F. C., 37 vjeç, me detyrë nënkryetar i bashkisë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: