Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Durrës. Teksa një shtetas me inicialet K. R., ishte drejtuar në ambientet e IEVP Durrës, për të futur disa produkte ushqimore për djalin e tij, i cili ndodhet në paraburgim, gjatë kontrolleve policia i ka sekuestruar dy doza me lëndë narkotike heroinë dhe dy doza me lëndë narkotike canabis stativa.

Policia sqaron se shtetasi K. R., nuk ishte në dijeni të produkteve narkotike të gjetura në çantë, pasi ato ishin vendosur pa dijeninë e tij nga shtetasi M. N., një i afërm i tyre.

Policia ka arritur të arrestojë në flagrancë 67-vjeçarin M. N., dhe akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Njoftimi i ploë i policisë

Më datë 17.02.2021 është paraqitur në ambientet e IEVP Durrës, shtetasi K. R., për të futur disa produkte ushqimore për djalin e tij, i cili ndodhet në paraburgim në ambientet e IEVP Durrës. Gjatë kontrollit në pakon me produkte ushqimore janë gjetur dhe sekuestruar 2 doza me lëndë narkotike heroinë dhe 2 doza me lëndë narkotike canabis sativa, të cilat ishin vendosur nga shtetasi M. N., (i njohur i tyre), pa dijeninë e shtetasit K. R.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 67 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb