GRAMSH- Një person është arrestuar në flagrancë nga policia e Gramshit, pasi iu gjetën në banesë municione.

Në pranga ka rënë Bledar Kumrija, 30 vjeç, banues në fshatin Pishaj, pasi gjatë një kontrolli në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 copë kaseta metalike ku secila ka 720 copë fishekë model 56 kalibër 7.62 mm.

30-vjeçari akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb