LEZHË

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kallmeti”.

Në këtë operacion, janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu dhe municion luftarak, e si rrjedhojë është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyri. I arrestuari është identifikuar si Mark Lleshi, banues në fshatin Kallmet të Lezhës.

Gjatë kontrolleve atij janë gjetur e sekuestruar 1 armë zjarri automatik me 2 krehra, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb