TIRANE
Këngëtarja e njohur nga Kosova, Adelina Berisha ka folur për herë të parë rreth ngjarjes së papritur që ndodhi disa javë më parë, ku shtëpia e saj është grabituar nga persona të paidentifikuar. Ndër të tjera ajo foli edhe rreth formatit Big Brother dhe jetën e saj private.

Në një intervistë për “Prive” këngëtarja tregoi se ajo dhe familja e saj nuk e kanë pritur dhe nuk e kanë përjetuar aspak mirë grabitjen e shtëpisë dhe ka shtuar se dëmi material ka qenë shumë i madh por pa dhënë shifra.

“Ka qenë diçka që nuk e kam përjetuat kurrë. Kur jemi kthyer në shtëpi e kemi parë shtëpinë në një gjendje të tmerrshme dhe nuk e denim se çfarë po ndodhte. Edhe kur ka ardhur policia kanë shkruar raportin. Ne nuk e dimë se kush e ka bërë. Shumë shpesh po ndodhin raste të tilla. Dëmi ka qenë shumë i madhe, gjërat materiale shkojnë e vijnë. Nuk kemi ndonjë dyshim dhe shpresojmë që policia ta zgjidhë këtë ngjarje”, u shpreh ajo.

Ndërsa e pyetur nëse do të merrte pjesë ne formatin Big Brother, ajo shprehu se nuk është artiste e skandalev dhe nuk i ka preferuar asnjëherë. Sipas saj çdokush që hyn si banor do të japë një pjesë të keqe të vetes që ajo e quan “skandal”.

“Gjithmonë kam qenë një artiste që nuk kam mbijetuar me skandale dhe e dinë të gjithë që nuk kam skandale. Po të jesh një banore e një formati të tillë do nxjerrësh një anë të keqe të vetes tënde dhe këtë mund ta quaj skandal. Unë nuk do të kisha marrë pjesë për këtë arsye”, tha 31 vjeçarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: